Liverpool është duke u munduar që të transferojë yllin e Wolves, Ruben Neves të cilin e sheh si zëvendësimi adekuat i Naby Keita-s.
Keita iu bashkua “Reds” në vitin 2018, por nuk ka arritur të luaj rregullisht shkaku i mesfushorëve, si Jordan Henderson, Fabinho dhe Georginio Wijnaldum, transmeton portali arbresh.info.
Siç raportohet, Keita mund të largohet për një sfidë të re në fund të sezonit.
Sipas Express, Liverpool e ka identifikuar Neves si pasuesi adekuat.
Portugezi ka shkëlqyer me “Ujqërit” që tre vite, derisa kërkohet edhe nga disa top skuadra.
Thuhet se AC Milan është e interesuar për 25-vjeçarin, i cili ka bërë 125 paraqitje për klubin anglez në të gjitha garat./arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...