Liverpool bën nënshkrimin e parë këtë sezon

11:43 | 27 Qershor 2019
Arbresh.info

Liverpool ka konfirmuar nënshkrimin e parë të verës, me mbrojtësin Sepp van den Berg që i bashkohet klubit nga PEC Zwolle.

Qendërmbrojtësi 17-vjeçar arrin në ‘Anfield’ për shumën prej 1.5 milionë euro pasi ‘Reds’ mposhtën konkurrencën e Bayern Munich, Ajax dhe PSV.

Liverpool gjithashtu ka vendosur bonuse prej 3.5 milionë eurove, nëse Van den Berg arrit të stabilizohet në skuadrën e parë, transmeton lajmi.net.

Transferimi do të kompletohet më 1 korrik, pasi do llogaritet si pjesë e edicionit 2019/20.

‘’Është një ndenjë e pabesueshme. Për mua është klubi më i mirë në botë dhe është një ëndërr e bërë realitet’’, ishin fjalët e para të Van den Berg si lojtar i Liverpool.

‘’Jurgen Klopp është një trajner i mrekullueshëm dhe është një nga arsyet pse ky klub është i suksesshëm’’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme