Mohamed Salah, thuhet se ka arritur një marrëveshje me Liverpoolin për një kontratë me ta.
Ylli egjiptian fluturoi në Londër më parë këtë javë, dhe Gazzetta dello Sport njofton se ai ka rënë dakord për 4.5 milionë euro në sezonin me Redsat.
Përderisa gazeta italiane tregon se 24-vjeçari ka rënë dakord me skuadrën nga Merseyside, të dy klubet ende duhet të gjejnë marrëveshje për tarifën e transferimit.
Roma thuhet se duan 40 milionë euro për lojtarin, por Liverpool po luan me faktin se klubi kryeqytetas duhet të përfundojë transferimin deri më 30 qershor për shkaqe buxhetore.
Përshtypja është se marrëveshja së shpejti do të përfundojë, me tarifën që mund të jetë në rajonin e 35 milionë euro plus bonuse.
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj