Liverpooli dhe Bayern Munichu janë ndarë baras pa gola 0 me 0 në ndeshjen e parë mes tyre mbrëmjen e sotme (e martë).
Takimi mes dy gjigantëve në Anfield në kuadër të xhiros së 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve ka përfunduar me rezultat 0 me 0, ndonëse të dy skuadrat kishin raste mjaftë të mira, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Javi Martinez është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje. Me një përqindje të lartë të pasimeve të suksesshme (87%) dhe katër duele në ajër të fituara, 26-vjeçari është vlerësuar me notën 7.7.
Te skuadra nën udhëheqjen e Jurgen Klopp lojtari më lartë i vlerësuar është mbrojtësi Naby Keita (7.7).
Lojtari me notën më të dobët është anësori Kingsley Coman (5.8).
Takimi kthyes mes dy skuadrave zhvillohet më 13 mars në Allianz Arena./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri