Trajneri i Chelseat, Graham Potter, është i katërti në listën e trajnerëve më të paguar në botë, ndërsa pas tij ndodhet strategu i sukseseve, Carlo Ancelotti.
Drejtuesi i shumëkritikuar i Bluve madje paguhet më tepër se paraardhësi i tij, Thomas Tuchel, në punën e re te Bayern Munichu.
Në bazë të listës së publikuar nga gazeta franceze, L’Equipe, tre nga katër trajnerët më të paguar janë të punësuar në Ligën Premier.
Potter raportohet se përfiton 11.9 milionë funte (13.5 milionë euro) në vit, që në bazë të kalkulimeve ai merr çdo muaj 993.117 funte (1.13 milion euro), gjegjësisht 229.180 funte (260.160 euro) në javë.
Skuadra e tij është e dhjeta në renditjen tabelare, ndërsa në 30 ndeshje të drejtuara nga ai, i ka fituar vetëm 12, i ka humbur 10 dhe ka barazuar në tetë takime, shkruan telegrafi.
Vetëm trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone (33.8 milionë euro), ai i Manchester Cityt, Pep Guardiola (22.4 milionë euro) dhe strategu i Liverpoolit, Jurgen Klopp (17.8 milionë euro), ndodhen përpara Potterit.
Top pesëshen e përmbyll trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, me përfitime vjetore prej 12.8 milionë eurosh.
Për befasi, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve dhe ligave të ndryshme evropiane, Carlo Ancelotti, është i shtati në renditje me pagë prej 10.9 milionë euro.
Lista me 12 trajnerët më të paguar në botë (në funte):
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...