Google ADS

Lista e Topit të Artë/ Nga vendi i 15-të deri te ai i 11-ti

18:59 | 28 Tetor 2024
D.H

Ka filluar të zbulohet lista e finale për fituesin e çmimit të Topit të Artë për këtë vit.

Deri më tani është zbuluar renditja nga pozita e 29-të deri tek vendi I 16-ti, shkruan Arbresh.info.

E pikërisht vendi i 16 është rezervuar për një futbollist shqiptar, ai është Granit Xhaka.

Futbollisti i cili përfaqëson Zvicrën, ka qenë një ndër lotjarët kryesor tek Leverkuseni në sezonin historik ku ata fituan Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe ishin në finale të Ligës së Evropës.

LEXO EDHE:

Granit Xhaka renditet i 16-ti në listën finale për Topin e Artë

Faqja zyrtare e Topit të Artë, ka vazhduar të publikoj emra të rinjë në listën finale, ku menjhërë pas Xhakës, në vendin e 15-të është radhitur Nico Ëilliams.

Vendi i 14-të është rezervuar për fituesin e Evropa Ligë me Atalantan, Ademola Lookmanin, i cili padyshim ishte njeriu kryesor në suksesin e klubit italian.

I 13-ti në listë është Dani Olmo, kurse fenomeni gjerman, Florian Wirtz është renditur i 12-ti, ndërkohë, Phil Foden ka arritur të marr vendin e 11-të, këtë vit në listën e Topit të Artë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme