Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista zyrtare me futbollistët e grumbulluar nga Sylvinho, trajneri i kombëtares kuqezi, për finalet e Euro 2024 do të bëhet publike të hënën e 27 majit. Në orën 16:00.
Në të njëjtën orë braziliani do të dalë në një konferencë zyrtare për shtypin në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Ku do të flasë për listën e lojtarëve, përgatitjet, dy ndeshjet miqësore dhe finalet e Gjermani 2024.
Futbollistët fillimisht do të grumbullohen në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë. Kombëtarja ka edhe dy ndeshje miqësore në program. Ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor, 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor, 19:00), në “Haladas Sportkomplexum”.
Në datën 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë, ku do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau. Në afërsi të Dortmundit.
Kombëtarja kuqezi do të debutojë në finalet e Europianit në datën 15 qershor. Në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
Ndeshjen e dytë katër ditë më pas, më 19 qershor kundër Kroacisë. Duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.
Ndërsa takimin e fundit në grupin B, Shqipëria do ta luajë përballë Spanjës. Në datën 24 qershor, në stadiumin “Dusseldorf Arena”, prej orës 21:00./Ss
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare