Ronald Koeman ka bërë gati kërkesat e tij për përforcime te skuadra e Barcelonës.
Ronald Koeman ka shumë punë. Trajneri i ri i Barcelonës tashmë ka filluar të planifikojë skuadrën për sezonin e ri.
Strategu holandez ka njoftuar disa futbollistë përfshirë Luis Suarez, Ivan Rakitic, Arturo Vidal e Samuel Umtiti se nuk do të jenë pjesë e planeve të tij.
“Mundo Deportivo” shkruan se Koeman ka gati një listë me kërkesat e tij për përforcime, transmeton lajmi.net.
Në mbrojtje ai kërkon një qendërmbrojtës dhe dy futbollistë të krahut (me çmim të lirë).
Sa i përket mesfushës, Koeman pas njoftimit për largimin e Vidal – Rakitic, kërkon një mesfushor të ri fizik.
Po ashtu, holandezi beson se Barcelonës i duhet një tjetër “numër 9”, që do ta zëvendësonte Suarezin.