Google ADS

Lista e lojtarëve më të shpejtë të Barcelonës

16:37 | 5 Prill 2017
Arbresh Info

A keni dashur ndonjëherë ta dini se kush është lojtari më i shpejtë te skuadra e Barcelonës?

Gazeta spanjolle ‘Marca’ ka zbuluar listën me lojtarët më të shpejtë të Barcelonës dhe superylli Lionel Messi nuk ka fituar ndonjë pozitë ashtu siç pritej nga të gjithë, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi brazilian Neymar është lojtari më i shpejtë i skuadrës në ‘Camp Nou’. 25-vjeçari ka aftësi për të arritur një shpejtësi prej 34.83 km/h.

Pas tij vjen Jeremy Mathieu i ndjekur nga Aleix Vidal, Javier Mascherano dhe Jordi Alba duke përmbushur top 5-shen e skuadrës.

Luis Suarez gjendet në pozitën e 11-të, para Lionel Messit në pozitën e 13, i cili edhe pse njihet për driblimet e jashtëzakonshme për nga shpejtësi është një lojtar mestar./arbresh.info

Lista e lojtarëve më të shpejtë të Barcelonës
Lista e lojtarëve më të shpejtë të Barcelonës

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme