Roberto Mancini ka publikuar ekipin kombëtar të thirru për përballjet ndaj Polonisë dhe Portugalisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Trajneri italian i ka dhënë një fytyrë të re ekipit kombëtar para kualifikimeve për EURO 2020.
Mancini ka ftuar lojtarë të rinj në listë Cristiano Biraghi, Manuel Lazzari, dhe Pietro Pellegri për ndeshjet ndaj Polonisë dhe Portugalisë.
Në listë është rikthyer edhe Giorgio Chiellini, teksa vend kanë zënë edhe Alessio Cragno, Nicolo Zaniolo dhe Nicolo Barella.
Itali fillimisht do të luajë në Stadio Dall’Ara të Bolognas kundër Polonisë më 7 shtator, ndërsa viziton Portugalinë më 10 shtator.
Portierët: Alessio Cragno (Cagliari), Gianluigi Donnarumma (Milan), Mattia Perin (Juventus), Salvatore Sirigu (Torino);
Mbrojtësit: Cristiano Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonucci (Juventus), Mattia Caldara (Milan), Giorgio Chiellini (Juventus), Domenico Criscito (Genoa), Emerson Palmieri (Chelsea), Manuel Lazzari (Spal), Alessio Romagnoli (Milan), Daniele Rugani (Juventus), Davide Zappacosta (Chelsea);
Mesfushorët: Nicolo Barella (Cagliari), Marco Benassi (Fiorentina), Bryan Cristante (Roma), Roberto Gagliardini (Inter), Jorginho (Chelsea), Lorenzo Pellegrini (Roma), Nicolo Zaniolo (Roma);
Sulmuesit: Mario Balotelli (Nice), Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Giacomo Bonaventura (Milan), Federico Chiesa (Fiorentina), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Pietro Pellegri (Monaco), Simone Zaza (Torino).
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit