Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, është zyrtarizuar te skuadra e madhe hungareze, Ujpest.
Skuadra e Ujpest ka bërë prezantimin e Kastratit, i cili së fundi ishte pjesë e të rinjve të Bolognas.
Lojtari gjithashtu është stërvitur me Romën, me lojtarë si Francesco Totti dhe Daniele de Rossi.
“Ndihem mirë që jam në gjendje të nënshkruajë me Ujpest. Kjo është një gjë e shkëlqyeshme për mua, pasi kam luajtur deri më tani në ekipe rinore në Itali, kështu që jam shumë i lumtur që kam mundur të ndërmarrë këtë hap shumë të rëndësishëm drejt futbollit të të rriturve”, ka deklaruar Kastrati, përcjell lajmi.net.
Kujtojmë se pjesë e futbollit hungarez është edhe Florent Hasani, që paraqitet te DVTK
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...