Lirim Kastrati, talenti i Kosovës dhe Lokomotivës së Zagrebit, ka zbuluar se në të kaluarën është kërkuar edhe nga kombëtarja kroate.
20-vjeçari, që ishte ndër më të dalluarit te Kosova U21 në fitoren 3 me 1 ndaj Turqisë, ka thënë se i është premtuar edhe pasaporta kroate vetëm që të pranonte të luante për këtë shtet.
“Para se të vendos për Kosovën kam pas kontakte edhe me shtetin kroat. Më kanë thënë që nëse nuk luan për Kosovën, e luan për U21 të Kroacisë për dy vjet e merr edhe pasaportën. Edhe po të ishte veç për një vit, kam pas dëshirë të luaj për shtetin tim. Këtu kam lind e jam rritur. Edhe familja ime. Është ndjenjë tjetër të luash për shtetin tënd”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Kastrati ka treguar se pas fitores 3:1 ndaj Turqisë me Kosovë U21 ka pasur takim edhe me përzgjedhësin e kombëtares A të Kosovës, Bernard Challandes.
“Më ka pritur më gjatë sepse kam pas konferencë. Biseduam e më tha shumë fjalë të mira për golin dhe ndeshjen e mirë. Tash do të jemi në kontakt të shohim si po më ecën në kampionat a do të luajë në ekip të parë ose U21”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se do të jetë gjithmonë gati pavarësisht a ftohet nga Kombëtarja A apo ajo U21.
Pos Kroacisë, talenti i Kosovës në të kaluarën ka pasur kontakte dhe me kombëtaren e Shqipërisë.
Ai ka treguar momentin që ishte dëbuar nga kuqezinjtë dhe se si kishte mbetur i zhgënjyer nga një vendim i trajnerit Alban Bushi.
“Para se të vendos për Kosovën kam pas kontakte edhe me Shqipërinë. Isha te Shqipëria U17, por kam pas disa probleme e më kanë heq. Kam qëndruar 10 ditë e në ditën e ndeshjes më kanë hequr nga ekipi. Ka qenë trajner Alban Bushi. Kemi pas dy miqësore më ka ftuar e nuk më ka fut në lojë, por s’ka gjë. Kishin ardhur edhe familjarë të mi për të më pa në Durrës. Pesë minuta para ndeshjes më tha se nuk jam në 18-she dhe e kam parë ndeshjen nga tribuna. Isha i dëshpëruar”, ka thënë ai.
Kastrati ka treguar se ishte kontaktuar edhe më pas nga Shqipëria, por ka shtuar se ka vendosur të luajë për Kosovën sepse “ndihem më mirë”.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...