Lirim Kastrati, ashtu siç e do zakoni: “Xhamadani vija-vija”

22:02 | 9 Tetor 2018
Arbresh.info

Lirim Kastrati, sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit, po shkëlqen këtë sezon në Kroaci. Në 9 ndeshje në sezonin 2018/19, ai ka shënuar 7 gola.

U fol shumë se sulmuesi i talentuar mund të zgjedhë edhe Kroacinë e Shqipërinë, por zgjodhi ta përfaqësojë Kosovën.

Ai është ftuar për ndeshjet kundër Maltës e Azerbaxhanit, që “Dardanë” i zhvillojnë me 11, respektivisht 14 tetor.

Para takimit të së enjtes, ku 19-vjeçari shpreson të debutojë – ashtu siç e do zakoni “fytyrat” e reja duhet të këndojnë një këngë.

Kastrati para gjithë futbollistëve të Kosovës dhe stafit të trajnerëve, këndoi këngën “Xhamadani vija-vija”.

Kjo video e sulmuesit të talentuar është postuar nga Amir Rrahmani në llogarinë zyrtare në “Instagram”.

Para kësaj kënge, Kastrati këndoi “Kokaina” të reperit Mozzik, por duket se nuk i pëlqeu shumë dhe e ndërroi atë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme