Lirika Deva ka pasur një tjetër paraqitje të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore për të “Rinj Gangwon 2024”.
Skitarja jonë zuri vendin e 27-të nga 79 garuese në disiplinën e sllallomit, përcjell Arbresh.info.
Ajo la pas vetes 51 garuese, ku 34 dolën nga shtegu. Lirika mori edhe 118.95 pikë të FIS-it.
Është ky rezultati më i mirë ndonjëherë për Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj.
Lirika pati kohën 1 minutë e 50.54 sekonda nga të dyja lëshimet.
Në lëshimin e dytë ishte më e shpejtë për rreth dy sekonda.
Deva garoi edhe të martën në sllallom të madh, ku u rendit e 31-ta.
Në konkurrencën e meshkujve, është dashur të paraqitet edhe Klos Vokshi, por shkaku i lëndimit të pësuar në garën e djeshme në sllallom të madh, e kishte të pamundur garimin në sllallomin e sotëm.
Me garën e sotme mbyllet edhe përfaqësimi i sportistëve tanë në LOD që po mbahen në Gangwon të Koresë së Jugut.
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...