Skuadra e ngjitur në Superligë, Liria e Prizrenit, është përforcuar me futbollistin nga Afrika e Jugut, Siyabonga Dube.
Për marrëveshjen klubi ka njoftuar të premten.
“Siyabonga Dube vjen nga Superliga e Afrikës së Jugut me një përvojë të begatë edhe në përfaqësuesen e Afrikës së Jugut.
Kontrata dhe të gjitha formalitet me lojtarin kanë përfunduar me sukses”, ka njoftuar klubi prizrenas.
Për transferimin ka folur edhe vetë futbollisti.
“Sfida e re me me Lirinë do të jetë diçka e veçantë për mua, për ç’gjë jam shumë i lumtur”, ka thënë futbollisti përmes video-bisedës./rtk
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?