Liria ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 17 të IP Superligës së Kosovës në futboll.
Prizrenasit triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin “Përparim Thaçi” kundër Besës me rezultat 3-0.
Në minutat e parë të ndeshje vendasit treguan se i duan tre pikët e plota pasi që i reshtën disa sulme të njëpasnjëshme në drejtim të portës së mysafirëve.
Një prej tyre e shfrytëzoi mesfushori me tipare sulmuese Ilir Mustafa, i cili në të gjashtën minutë parabolloi portierin Ndrecaj.
Golashënuesi goditi shtyllën edhe në të 18 minutë ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë portieri i vendasve, Edvan Bakaj i mohoi golin e barazimit pejanëve.
Edhe në pjesën e dytë “Arpagjik’t” dominuan përballë mysafirëve, të cilët u paraqitën me skuadrën e të rinjve pasi që të seniorët po e bojkotojnë klubin shkaku i mos marrjes së pagave.
Pas sulmeve të pareshtura, prizrenasit dyfishuan epërsinë në të 60 minutë përmes Qëndrim Gashit, që nuk e shpërdoroi aksion mirë të ndërtuar prej bardhezinjve.
Gashi sërish realizoi gol në të 73 minutë pasi mori një pasim të saktë nga Besar Islamaj.
Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, Liria iu hakmor Besës për humbjen në pjesën e parë të kampionatit me rezultat 2-0.
Pas kësaj fitore, Liria zë vendin e tretë me 28 pikë ndërsa Besa mbetet në vendin e dhjetë me 13 pikë.
Kujtojmë se në takimin e radhës prizrenasit do ta luajnë si mysafirë të Drenicës ndërsa pejanët do të mikpritës të Vëllaznimit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...