Liria ndahet me tre futbollistë, njëri ndër ta gardiani Ymeri

17:03 | 7 Janar 2025
D.H

Liria e Prizrenit ka filluar përgatitjet për sezonin pranveror ku synim kryesor ka inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, klubi prizrenas ka njoftuar largimin e tre futbollistëve, ndër ta edhe gardiani i portës, Arion Ymeri, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Liria përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Përveç, Ymerit, u larguan edhe Jasmin Raboshta dhe Arbër Mehmetllari.

Kubi ka bërë të ditur se marrëveshjen me të tre futbollsitët e ka mbyllur me pëlqimin e të dyjave palëve sikurse skuadrës ashtu edhe lojtarëve.

Pas përfundimit të sezonit vjeshtor, Liria ka 23 pikë dhe ndodhet në pozitën e pestë me vetëm tetë pikë larg Drenicës që është liderë./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme