Fitorja kundër Leganés ishte e 399-ta për yllin argjentinas, ndërsa në fushën e Atlético Madrid, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka mundësi për të rrumbullakosur një qindëshe të katërfishtë. Pra, shansi i tij për ta bërë këtë vjen në një moment të jashtëzakonshëm, këtë të diel, në “Vicente Calderón”.
Lionel Messi ka regjistruar 565 ndeshje me ekipin e parë katalanas, që nga debutimi i tij, në vitin 2004. Dhe shumica e këtyre lojërave, ai i ka fituar. Por, qasja fituese vjen natyrshëm për lojtarin më të madh në botë. Këto 399 fitore e kanë ndihmuar atë për të fituar jo më pak se 29 trofe të ndryshëm të mëdhenj, duke përfshirë edhe katër Champions.Ai dhe Andres Iniesta janë lojtarët më të dekoruar në historinë e klubit, raporton telesport. Dhe të mos harrojmë se Atletico Madrid është “viktima” më e preferuar e Messit.
Në të gjitha garat, ai ka shënuar 26 gola kundër “mattress-makers”, pastaj Real Madridit (21 gola) dhe Sevilla (21 gola). Dhe, me 11 gola tashmë në vitin 2017, ai nuk është vetëm numri një si golashënues në La Liga, por në të gjithë Europën. Ndërsa Messi është në “gjueti” për fitoren numër 400, partneri i tij në sulm, Luis Suárez, sapo ka rrumbullakosur 100 golat e tij të parë me Barcelonën. Fitorja 2:1 në shtëpi ndaj Leganés, të dielën e kaluar, bëri që uruguajani të arrinte shifrën 100.
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...