Manchester United do të nënshkruaj me Cristiano Ronaldon këtë verë pasi është duke kërkuar për një rrugë largimi nga Real Madridi.
Kjo do të ndodhë sipas raporteve befasuese nga mediat në Spanjë që pretendojnë se Lionel Messi ka zbuluar se rivali i tij i përbetuar ka vendosur të rikthehet në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo alarmoi trajnerin Jose Mourinho pas finales së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit. 33-vjeçari iu referua Real Madridit nga koha e shkuar kur siguroi fitore në Kiev.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’, e njohur për pretendimet befasuese rreth transferimeve, thotë se Ronaldo është duke kërkuar rikthimin në United.
Raporti pretendon që United do të jetë i gatshëm për të paguar 150 milionë euro për portugezin këtë verë./arbresh.info/
Dita e Pavarësisë, FSK dhe Policia e Kosovës parakalojnë sot
Kosova sot feston 17-vjetorin e Pavarësisë
17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet me një sërë akti...
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...