Cristiano Ronaldo ka nisur në formë të ngadaltë sezonin e ri dhe Lionel Messi thuhet se është në dijeni çfarë është duke penguar yllin e Real Madridit.
Përveç gjashtë golave të realizuar deri tani në Ligë të Kampionëve, Ronaldo ka dështuar para portës duke shënuar vetëm një herë në La Liga,transmeton portali arbresh.info.
Ai mungoi në katër ndeshjet e para të sezonit për shkak të suspendimit që mori në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës së fituar kundër Barcelonaës. Por, Real Madridi humbi kur u kthye në aksion në ligë duke pësuar 1 me 0 ndaj Real Betisit.
Humbja e javës së kaluar ndaj Gironas është përcjellur me një tjetër disfatë tronditëse ndaj skuadrës në Premierë Ligë, Tottenhamit, duke rritur kështu presionin ndaj trajnerit Zinedine Zidane.
Ndryshe nga Real Madridi, Barcelona ka shijuar një fillim perfekt në ligë dhe Lionel Messi ka shënuar 11 gola brenda dhjetë ndeshjeve, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi argjentinas raportohet se është në dijeni për arsyen pse Ronaldo është duke pasur vështirësi deri tani. Bazuar në gazetën spanjolle ‘Diario Gol’, Ronaldo është i mërzitur fshehurazi që nuk iu ofrua rinovimi i kontratës pavarësisht se publikisht deklaroi që nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.
Raportet pretendojnë që Ronaldo është i shqetësuar sepse dëshiron të ketë të njëjtën pagë si Messi në Barcelonë dhe ylli portugez do të largohet falas në fund të kontratës së tij.
Ronaldo së fundmi ka mposhtur Messin për çmimin “Lojtari më i Mirë” nga FIFA për vitin 2017.
32-vjeçari shpreson të shënoj gol në ndeshjen në vikend në kuadër të La Ligas kundër Las Palmas./arbresh.info/
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...
Como arrin fitoren e parë në Serie A ndaj një kundërshtari t...
Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim
Shkroi koment anti-Kosovë, basketbollisti pejan nuk ia zgjat...
CEFTA, Habeck : Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Koso...