Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka zbuluar se Cristiano Ronaldo, është afër ‘shpërthimit’ në Real Madrid.
Reprezentuesi portugez është duke pasur vështirësi të shumta në këtë sezon, pasi disa nga shokët e tij të ngushtë janë larguar nga Santiago Bernabeu.
Ronaldo ishte mësuar me shoqërinë e James Rodriguez, Pepe dhe Fabio Coentrao, të cilët gjithmonë e kishin mbështetur në çdo situatë dhe tashmë ata nuk janë pjesë e ‘los blancos’ .
Por, sipas gazetës spanjolle “Diario Gol”, raporton se Messi është i gatshëm të përfitojë nga forma e dobët e Ronaldos në këtë sezon të La Ligës, transmeton arbresh.info.
32 vjeçari ka vetëm dy gola në këtë kampionat, ndërsa Messi ka shënuar 13 gola.
Ronaldo ka një shoqëri të mirë me Karim Benzema, por jo edhe me bashkëlojtarët tjerë të skuadrës, të cilët nuk dëshirojnë të luajnë më të.
Në këtë raport të “Diario Gol” është përmendur mesfushori spanjolli, Isco Alarcon, i cili nuk është pajtuar në shumë raste me Ronaldon.
Besohet se Messi iu ka kërkuar mbështetje të gjithë bashkëlojtarëve të tij dhe në veçanti, ish sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarezit, që ta ndihmojnë në shënimin e golave.
Sergio Ramos po ashtu është i pa kënaqur me Ronaldon dhe nuk pajtohet me sjelljen arrogante nga Ronaldo.
‘Los Blancos’ momentalisht renditet në pozitën e katërt në La Liga, tetë pikë mbrapa Barcelonës. /arbresh.info/
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...