Google ADS

Lionel Messi zbulon planin e Real Madridit për transferime

09:05 | 19 Janar 2018
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka zbuluar se sulmuesi Mauro Icardi do të transferohet nga Interi te Real Madridi.

Sipas raporteve nga mediat spanjolle, marrëveshja me yllin në sulm të gjigantit italian do të ndodhë brenda këtij muaji ose gjatë merkatos verore të transferimeve, transmeton portali arbresh.info.

Real Madridi është duke kërkuar nënshkrimin me një sulmues të ri për shkak të numrit të vogël të golave nga lojtarët aktual te linja frontale derisa vazhdojnë qëndrimin me 19 pikë prapa Barcelonës si lideri në tabelë.

Messi ka mësuar nga Icardi se bashkëlojtari i tij në Argjentinë është lojtari që rivali i tyre dhe gjiganti në La Liga është duke synuar për të nënshkruar me të.

Nëse ‘Los Blancos’ do të arrijnë të sigurojnë shërbimet e Icardit brenda këtij muaji për të sfiduar në ligë Baarcelonën mbetet të shihet në ditët në vazhdim./arbresh.info/

Të ngjashme