Debati ndërmjet Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos duket se është thelluar, por kur bëhet fjalë rreth penaltive të ekzekutuara argjentinasi është nën hijen e kundërshtarit të tij.
Pas dominimit të Ronaldos muajin e kaluar në barazimin interesant 3 me 3 ndërmjet Spanjës dhe Portugalisë, duke shënuar hat-trick, e gjithë vëmendje ishte kthyer te Lionel Messi në ndeshjen ndërmjet Argjentinës kundër Islandës, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi Sergio Aguero dërgoi në epërsi kombëtaren e tij duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 19′ pas një super goditje nga afërsia që ishte e pandalshme nga portieri Hannes Halldorsson. Megjithatë, Islanda iu përgjigj menjëherë finalistit të Kampionatit Botëror të kaluar duke barazuar shifrat për 1 me 1 vetëm katër minuta më vonë. Sulmuesi qendror Alfred Finnbogason mposhti portierin Willy Caballero.Superylli Lionel Messi kishte një shans të artë për të shënuar golin e epërsisë, por në formë të papritur portieri 34-vjeçar i Islandës – Halldorsson, i cili me profesion është regjisor filmi, mbrojti goditjen e tij nga pika e bardhë të fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë.
Në formë të jashtëzakonshme, Lionel Messi ka humbur katër penalti nga shtatë të fundit, përfshirë ndeshjet për Barcelonën dhe ato me skuadrën kombëtare.
Ndoshta, 30-vjeçari nuk ka studiuar mirë teknikën e Ronaldos që e shfaqi mbrëmjen e kaluar në mënyrë që të përmirësohet edhe në këtë aspekt./arbresh.info/
https://twitter.com/OptaJoe/status/1007993816480145409
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?