Lionel Messi theu një tjetër rekord me golin nga gjuajta e lirë

08:36 | 3 Prill 2019
Arbresh Info

Lionel Messi theu një tjetër rekord mbrëmjen e së martës në ndeshjen si mysafirë të Barcelonës kundër Villarrealit që u kthye në një spektakël të vërtetë në La Liga.

Superylli argjentinas nuk startoi në këtë ndeshje për shkak se Ernesto Valverde dëshironte ta mbante atë të freskët për ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Atleticos të shtunën, transmeton portali arbresh.info.

Lideri i ligës siguroi një epërsi të hershme me dy golat në stadiumin La Ceramica para se skuadra që rrezikon dëbimin nga liga të shënonte një para përfundimit të pjesës së parë.

Barcelona kishte probleme në fillim të pjesës së dytë dhe Messi ishte inkuadruar në fushë pas një ore lojë, por Villarreali arriti të shënonte sërish.

https://twitter.com/LaLigaEN/status/1113222076977025024

Më pas, në formë befasuese, ata shënuan edhe dy të tjera duke arritur një epërsi prej 4 me 2 derisa kishin mbetur edhe 10 minuta lojë. Por, derisa minutat po kalonin, Barcelona fitoi një gjuajtje të lirë fare pran zonës së penaltisë  – në fakt në territorin e Messit.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë e dërgoi topin në rrjetën e portierit Sergio Asenjo duke e lënë atë të pa shpresë.

Goditja e suksesshme nga pika e bardhë ishte e dyta për Messin në një hapësirë prej katër ditës, e treta në tri ndeshje radhazi dhe e gjashta në përgjithësi gjatë këtij sezoni në La Liga.

Me golin e shënuar dje, Lioneel Messi është bërë lojtari i parë në top pesë ligat në Evropë që shënon mbi gjashtë gola direkt nga gjuajtjet e lira që nga sezoni 2006/07.

Pas golit nga Messi, Luis Suarez barazoi gjithçka në sekondat e fundit duke iu shmangur disfatës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme