Lionel Messi ka akuzuar zyrtarët e Kupës së Amerikës për favorizimin e Brazilit menjëherë pasi shpresat e Argjentinës u shuan në Belo Horizonte.
Golat nga Gabriel Jesus dhe Roberto Firmino i dhuruan Brazilit një vend në finalen e së dielës me një fitore 2 me 0 ndaj rivalit të tyre në orët e para të mëngjesit të sotëm (e mërkurë), transmeton portali arbresh.info.
“Ata nuk ishin më të mirë se ne. Ata gjetën rrjetën herët dhe goli i dytë erdhi pas një penaltia [për Agueron] që ata nuk e dhanë”, u ka thënë Messi gazetarëve pas ndeshjes.
“Ata [zyrtarët] kanë folur shumë, por ata as nuk e shikuan VAR-in dhe kjo është e pabesueshme”
“Ndodhi gjatë gjithë lojës. Qysh në kontaktin e parë, ata drejtuan në favor të Brazilit dhe këto lloj gjepurash na shpërqendruan lojën tonë”
Kjo është një tjetër ditë e zhgënjyer e sulmuesit të Barcelonës me skuadrën e tij kombëtare ndërkohë që vazhdon të mbetet ende pa trofe./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë