Lionel Messi ka shfaqur në një sfidë tek një televizion japonez se është i saktë edhe jashtë fushës ashtu siç është kur luan për Barçën.
Messi është shfaqur në një emision të një televizioni aziatik, ku ka pasur për detyrë të rrëzoj 20 numra brenda 100 sekondave, transmeton portali arbresh.info. Kjo duket një punë e vështirë për shumë futbollistë, por jo edhe për superyllin Lionel Messi, që arriti ta përfundojë sfidën brenda vetëm 82 sekondave.
Në mënyrë aspak befasuese, fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë arriti të rrëzoj gjysmën e blloqeve me numra brenda vetëm 30 sekondave të parë.
Në një pikë dukej sikur Messi kishte vështirësi për të rrëzuar disa numra që kishin mbetur në pjesën më të lartë të tabelës, por sulmuesi rrallë dështon për të arritur qëllimin e tij./arbresh.info/
Shikoni videon më poshtë të kësaj sfide:
https://www.youtube.com/watch?v=-K_fQRQsIAk
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...