Lionel Messi shënon hat-trick në derbin katalunas (VIDEO)

22:14 | 9 Shtator 2017
Arbresh Info

Lionel Messi ka shënuar hat-trick në derbin katalunas kundër Espanyolit.

Superylli i Barcelonës ka shënuar tri gola në ndeshjen ndaj rivalit lokal në takimin e xhiros së tretë në La Liga që është duke u zhvilluar në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.

Gjiganti spanjoll është duke udhëhequr me rezultat 3 me 0 falë hat-trickut nga Lionel Messi.

Reprezentuesi argjentinas dërgoi “Blaugranët” në epërsi në minutën e 26′, por vetëm nëntë minuta më vonë (35′) dyfishoi rezultatin.

Goli i tretë nga fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë erdhi në minutën e 67′ të pjesës së dytë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme