Lionel Messi, shënjestër e ISIS-it

09:23 | 25 Tetor 2017
Arbresh Info

Pas disfatës së Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, grupi terrorist është duke u përpjekur për të rritur fushatën e tyre që të ngjallë frikë para Kampionatit Botëror 2018 në Rusi.

Një numër i madh fotosh kanë qarkulluar këtë javë në rrjete sociale duke zbuluar se si ISIS është duke shënjestruar turneun e verës së ardhshme në Rusi, transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/officialprnc/status/923056461953060864

Në njërin nga posterët, ylli i Argjentinës dhe Barcelonës, Lionel Messi, shfaqet prapa grilave.

“Ju jeni duke luftuar me një shtet që nuk ka dështime në fjalorin e tyre”, është mesazhi i vendosur në këtë foto të përpunuar me Photoshop.

Përveç kësaj, Lionel Messi shihet në foto montazh duke rrjedhur gjak./arbresh.info/

45a5842300000578-5014105-image-a-5_1508880128991 45a5841500000578-5014105-image-m-7_1508880146737

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme