Lionel Messi do të jetë kapiten i Barcelonës nesër (e diele) për ndeshjen kundër Gironas.
Superylli është rikthyer te skuadra e gjigantit katalunas dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Gironas nesër pasi pushoi në mesjavë në disfatën në Kupë të Mbretit kundër Sevillas, transmeton portali arbresh.info.
Messi nuk ka qenë startues as në dy ndeshjet e fundit të Barcelonës. Ai u inkuadrua në pjesën e dytë nga bankina në fushë kundër Leganes duke shënuar një gol, por në takimin në udhëtim kundër Sevillas nuk ishte i përfshirë fare në skuadër.
Messi do të startojë në derbin katalunas në Municipal Montilivi dhe atij do t’i bashkohet Sergio Busquets, i cili ishte kapiten i skuadrës në mungesë të Messit kundër Leganes, por pushoi gjithashtu në takimin në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Reprezentuesi francez Ousmane Dembele nuk është i përfshirë në skuadër si pasojë e lëndimi në kyçin e këmbës, ndërsa mbrojtësi Jeison Murillo është lënë gjithashtu jashtë fushe./arbresh.info/
Skuadra e Barcelonës kundër Gironas: Ter Stegen, Cillessen, Sergi Roberto, Pique, Rakitic, Semedo, Denis Suarez, Coutinho, Arthur, Luis Suarez, Messi, Lenglet, Malcom, Alba, Boateng, Alena, Vidal, Vermaelen
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza