Lionel Messi ka refuzuar të hedhë poshtë largimin nga Barcelona për transferim në Kinë brenda të ardhmes.
29-vjeçari shijoi një tjetër sezon spektakolar me gjigantin katalunas duke shënuar 54 gola brenda 52 paraqitjeve, transmeton portali arbresh.info. Por, sulmuesi ende nuk ka arritur të nënshkruaj kontratë të re te Barcelona pavarësisht marrëveshjes së tij aktuale që skadon në vitin 2018.
Lexo edhe: I jep fund karrierës në Real nëse largohet Cristiano Ronaldo
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ka ngecur në negociata që një kohë, por hierarkia e klubit vazhdon të ketë besim që sulmuesi do të nënshkruaj një marrëveshje të re.
Edhe pse reprezentuesi argjentinas pranon se ëndrra e tij ka qenë gjithmonë për të qëndruar te Barcelona, mundësia për transferim te Super Liga e Kinës për një shumë të madhe është gjithmonë një opsion.
Duke folur për ‘ESPN China’, ai tha se: “Qëndrimi në Barcelonës është ajo që gjithmonë kam dashur, diçka që gjithmonë e kam ëndërruar dhe që gjithmonë e ka thënë se do ta bëjë”
“Por, unë nuk do të them [që transferimi në Kinë] është i pamundur, jo?”
“Askush nuk mund të thotë që diçka është e pamundur në futboll. Gjithçka mund të ndodh në futboll, por sot dua t’iu tregoj që jo, kjo nuk më ka kaluar në mendjen time”
Lexo edhe: Barcelona humb lojtarin më të mirë të skuadrës (FOTO)
Luis Enrique u largua nga Barcelona pas tri sezoneve këtë verë, por zëvendësuesi i tij Ernesto Valverde ka vendosur nënshkrimin e kontratës së re me Lionel Messin si një prioritet kryesor të tij.
Mësohet që superylli i Barcelonës do të nënshkruaj kontratë tri vjeçare duke përfshirë edhe opsionin për të vazhduar atë edhe për një vit. Klauzola e tij e lëshimit prej 250 milionë funta do të rritet gjithashtu në 348 milionë funta./arbresh.info
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...