E ardhmja e Lionel Messit te Barcelona vazhdon të mbetet në dyshime pasi superylli argjentinas raportohet se ka refuzuar një thirrje telefonike nga njëri prej drejtorëve të klubit.
Marrëveshja aktuale e 30-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe nëse nuk arrihet një marrëveshje e re, ylli do të jetë në gjendje të nis bisedimet me klubet e tjera duke filluar nga 1 janari, transmeton portali arbresh.info.
Derisa vazhdon të ketë spekulime që një marrëveshjet ndërmjet dy palëve është pranuar, njoftimi zyrtar nga gjiganti katalunas mungon duke ngjallur frikë rreth të ardhmes së yllit të tyre në klub.
Dhe, bazuar në një raport nga ‘Diario Gol’, Lionel Messi ka refuzuar një thirrje telefonike nga drejtori i klubit duke krijuar edhe më shumë dyshime rreth të ardhmes së tij.
Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka pranuar gjithashtu që ai nuk është i sigurt nëse bashkëlojtari i tij do të jetë në klub edhe sezonin e ardhshëm.
Këto raporte vijnë pas raporteve në fillim të javës që presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, pretendoi që Messi ka vendosur lapsin në një marrëveshje tri vjeçare.
Edhe pse nuk është dhënë ndonjë detaj rreth asaj se çfarë ka në këtë marrëveshja, Bartomeu thuhet se ka pretenduar që kjo ka ndodhur në një darkë ku ata kanë nënshkruar më 29 qershor dhe se Messi dëshiron të qëndrojë te Barcelonë të paktën deri në Kampionatin Botëror të vitit 2022./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...