Google ADS

Lionel Messi reagon pas ‘shkatërrimit’ që i bëri Barcelona në ‘El Clasico’ Real Madridit

08:45 | 28 Tetor 2024
E.G

Barcelona ka festuar një ndër triumfet më të mëdha në ‘El Clasico’ gjatë këtyre viteve të fundit.

Skuadra e Hansi Flick siguroi një fitore të madhe me rezultat të thellë 4-0 në ‘Santiago Bernabeu’ mbrëmjen e së shtunës, rezultat ky që bëri që ata të shkëputen në gjashtë pikë në krye të tabelës.

Pati miliona njerëz që e përcollën këtë ndeshje anembanë botës dhe njëri ndër ta duket të ketë qenë edhe Lionel Messi.

Legjenda e Barcelonës ka qenë shpeshherë fytyra kryesore e ndeshjeve ndaj Real Madridit dhe kjo fitore e ka bërë atë të ndihet i lumtur.

Në një postim që bëri Barcelona në Instagram pas përfundimit të ndeshjes, Messi la një koment, aty ku në të cilin e uroi ish-klubin e tij për rezultatin e marrë.

“Çfarë fitore e bukur”, ishte mesazhi që kishte lënë Messi e i cili mori shumë reagime nga tifozët e klubit.

Messi mbetet afër me Barcelonën përkundër rrethanave tensionuese të largimit të tij në vitin 2021.

Është pothuajse e sigurt se në një të ardhme të afërt ai do të rikthehet sërish tek Barcelona për të marrë ndonjë rol sapo t’i jap fund karrierës së tij si futbollist aktiv, dhe kjo nuk duket të jetë shumë larg./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme