Lionel Messi ka fituar çmimin Këpuca e Artë për të gjashtë herë pasi ka shënuar më së shumti gola në ligë në top divizionet në Evropë sezonin e kaluar.
Ylli i Barcelonës fitoi çmimin pasi shënoi 36 gola në ligë gjatë sezonit 2018/19, transmeton portali arbresh.info.
Messi është bërë lojtari i parë që fiton këtë çmim tri herë radhazi pasi mposhti sulmuesin Kylian Mbappe të Paris Saint Germaini me tri gola më shumë.
32-vjeçari ishte në skenën Antigua Fabrica Estrella Damm në Barcelonë nën shoqërinë e gruas së tij Antonella Roccuzzo dhe djemve Thiago e Mateo .
Sulmuesi argjentinas mori një çmim të tillë për herë të parë në sezonin 2009-10./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...