Me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga koronavirusi, Messi ka parë të nevojshme të përcjell një mesazh.
Lojtari më i mirë në botën e futbollit, Messi, konsideron se shëndeti është gjëja më e rëndësishme në këto momente.
Ai beson se këto janë ditë të vështira për secilin, prandaj ka vendosur të ndajë disa fjalë të mira për të gjithë.
“Këto janë ditë të vështira për të gjithë. Ne jetojmë të shqetësuar për atë se çfarë po ndodh dhe ne duam të ndihmojmë, duke vënë vetën në pozitat e atyre që kanë më të keqen, edhe nëse ka afektuar direkt ata apo familjarët e tyre, apo sepse ata po punojnë në vijën e parë të spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Shëndet. Dua të dërgoj forcë te të gjithë” ka thënë Messi përmes ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.
“Shëndeti duhet gjithmonë të jetë i pari. Është një moment i veçuar dhe ju duhet të ndiqni instruksionet e organizatave shëndetësore dhe autoriteteve publike. Në këtë mënyrë ne mund t’ia dalim”.
“Është koha të jemi të përgjegjshëm dhe të qëndrojmë në shtëpi, gjithashtu është perfekte të shijojmë kohë me tanët që nuk mund t’i kemi gjithmonë”.
“Përqafime, me shpresën që mund ta rregullojmë situatën sa më parë” ka shkruar ndër të tjerash Messi.
Messi dhe Barcelona do të jenë pa aktivitete, pasi La Liga ka suspenduar dy xhirot e ardhshme të kampionatit.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...