Lionel Messi pa dashje i ndihmon Real Madridit në transferimin tronditës

22:14 | 22 Shkurt 2018
Arbresh Info

Lionel Messi mund t’i ketë ndihmuar pa dashje drejtorëve në Real Madridi rreth një transferimi madhështor.

Barcelona ka qenë duke kërkuar shërbimet e sensacionit të Lyonit – Nabil Fekir, transmeton portali arbresh.info. Por, bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, superylli argjentinas i ka thënë klubit të heq dorë nga mesfushori me mjaftë ndikim në skuadrën e tij.

Sugjerohet që Lionel Messi është i kënaqur me Philippe Coutinhon, i cili është rrëmbyer nga Liverpooli në muajin janar për 160 milionë euro, dhe nuk dëshiron që dinamika e dhomës së zhveshjes të pësojë rënie.

Kjo do të thotë se sensacioni Nabil Fekir mund të kaloj drejtë tek Real Madridi. ‘Los Blancos’ kanë qenë duke kërkuar shërbimet e tij derisa pritet të përforcojnë gjithsesi skuadrën gjatë verës.

Gazeta e lartpërmendur shton se Fekir nga ana tjetër dëshiron t’i bashkohet idollit të tij, trajnerit Zinedine Zidane. Megjithatë, legjenda e Francës mund të mos jetë pjesë e klubit deri në atë kohë.

Real Madridi është 14 pikë prapa Barcelonës në La Liga dhe Zidane duket se është afër shkarkimit.

Sidoqoftë, Fekir si një 24-vjeçar vlerësohet si njëri nga futbollistët më të mirë në liga 1. Qysh pas depërtimit në skuadrën e parë te Lyoni, ai ka bërë 145 paraqitje dhe ka shënuar 55 gola.

Agjenti i tij, Jean Piere Bernes ka refuzuar këtë javë për të hedhur poshtë mundësinë për largim nga Lyoni në fund të sezonit./arbresh.info/

Të ngjashme