Ernesto Valverde thotë se nuk ka shans që Barcelona të heq këmbën nga gazi mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në ndeshjen kundër Villarrealit.
Gjiganti katalunas është vetëm tri ndeshje larg për të përfunduar të gjithë sezonin në ligë si të pamposhtur, transmeton portali arbresh.info. Real Madridi dhe Athletic Bilbao kanë regjistruar sezone gjatë viteve të 30’ta si të pamposhtur, por atëherë ishin vetëm nga 18 ndeshje.
Valverde insiston se ai dëshiron që yjet e tij të shkruajnë historinë.
“Ne vazhdojmë me qëllimin për të fituar ndeshjet që na kanë mbetur dhe duke qëndruar kompetitiv”, ka thënë Valverde. “Ne jemi duke u përballur me një skuadër që është duke pasur një sezon të mrekullueshëm dhe ata do të kërkojnë për të siguruar një pozitë në Evropë”
“Ne duam që niveli jonë i konkurrencës të bëhet një shprehi, është mirë për të arritur në fund me gjithçka të rregulluar, por unë dua që kjo të bëhet një shprehi e fituar”
Pavarësisht përkushtimit të Valverdes për t’i siguruar Barcelonës një rekord, raportet sugjerojnë që Lionel Messi mund të pushoj në këtë ndeshje.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ thekson që superylli argjentinas ka rënë dakord me Valverden që ai të rikuperohet para Kampionatit Botëror./arbresh.info/
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...