Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi pritet të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme miqësore të vendit të tij.
‘La Albiceleste’ përfundoi në formë të tmerrshme edicionin e tyre në Kampionatin Botëror duke u eliminuar në raundin e dytë në duart e Francës, gjë që rezultoi në shkarkim të trajnerit Jorge Sampaoli, transmeton portali arbresh.info.
Kjo ngjalli spekulime që Messi, i cili shënoi vetëm një herë kundër Nigerisë gjatë këtij turneu, mund të largohet nga skuadra kombëtare duke marrë parasysh që fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë në të kaluarën u pensionua pas disfatës së Argjentinës në finale të Kupës së Amerikës ndaj Kilit.
Muajin e ardhshëm, Argjentina do të zhvillojë dy miqësore, kundër Guatamalas në Los Angeles më 7 shtator dhe më pas kundër Kolumbisë në New York.
Messi pritet të mungoj në këto dy ndeshje dhe në dy miqësoret tjera të ardhshme, që ende nuk janë konfirmuar, para përfundimit të këtij viti./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...