Lionel Messi: Nuk jam më vetjak siç isha

18:19 | 17 Mars 2018
Arbresh Info

Lionel Messi i Barcelonës ka shpjeguar se si është duke u përpjekur për të “luajtur më shumë për skuadrën” dhe “për të mos qenë vetjak”.

Roli i Lionel Messit ka ndryshuar ndër vite, nga një anësor i krahut të djathtë në një sulmues qendror, por nën udhëheqjen e Luis Enriques bartësi i fanellës me numër 10 është bërë edhe më i përfshirë në skuadrën e Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.

“Jam mësuar të marr topin dhe të bëjë gjërat e mia, por tani jam duke u përpjekur për të luajtur më shumë për skuadrën”, ka thënë Messi për ‘La Cornisa de America TV’.

“E lë topin të kaloj më shumë ndërmjet meje dhe të mos jetë aq shumë unë realizatori. Shkurt, jam duke u përpjekur për të mos qenë vetjak”

“Përpiqem për të lëvizur skuadrën nga një pozitë e caktuar apo vend. Ende vrapoj ashtu siç kam bërë gjithmonë, por në një mënyrë tjetër”

30-vjeçari ka shënuar 24 gola brenda 27 paraqitjeve këtë sezon në kuadër të La Ligas./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme