Google ADS

Lionel Messi nuk dëshiron ta shoh më me fanellë të Barçës bashkëlojtarin e tij

23:15 | 7 Shkurt 2018
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi dëshiron që Lucas Digne të largohet nga Camp Nou dhe tashmë ka bërë të qartë mendimin e tij edhe tek bashkëlojtarët e tij.

Digne është zëvendësuar në formacionin startues nga mbrojtësi i krahut të majtë, Jordi Alba, qysh pas ai iu bashkua gjigantit në La Liga nga Paris Saint Germaini në vitin 2016, transmeton portali arbresh.info. Atij i ishte dhënë për të katërtën herë mundësia për të qenë startues këtë sezon në ndeshjen e Barcelonës në udhëtim ndaj Espanyolit mbrëmjen e së dielës.

Barcelona përfundoi takimin në RCDE Stadium me rezultat 1 me 1 dhe goli vonë nga Gerard Pique e shpëtoi skuadrën e Ernesto Valverdes nga disfata e parë sezonale.

Digne ishte larguar nga fusha 15 minuta pa përfunduar koha e rregullt dhe raportet e fundit nga Spanja sugjerojnë që Lionel Messi nuk ishte aspak i impresionuar nga performanca e tij. Bazuar në ‘Mi Otra Liga’, Messi beson që Digne largon fortësinë e mbrojtjes dhe fuqinë në sulm që e ofron Alba. Ai iu ka bërë me dije tashmë bashkëlojtarëve të tij se nuk i pëlqen francezi qysh pas këtij barazimi.

Messi madje supozohet se ka thënë që Digne “nuk mund të vesh më fanellën e Barcelonës”

Sidoqoftë, Messi nuk është lojtari i vetëm që nuk është një tifoz i ish lojtarit të Lilles. Luis Suarez duket gjithashtu se ka kërkuar ndihmën e Messit për të udhëzuar Barcelonën që ta shes atë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme