Lionel Messi një nga katër lojtarët e infektuar me COVID-19 te PSG

12:43 | 2 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se Lionel Messi është një nga katër lojtarët që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Pas raundit të fundit të testimeve në skuadrën e Ligue 1, është konfirmuar se Messi, Juan Bernat, Serigo Rico dhe Nathan Bitumazala të gjithë kanë rezultuar pozitivë.

Të katër tani do të izolohen sipas kufizimeve lokale do do të humasë ndeshjen e tyre në Coupe de France me Vannes të hënën.

Vala e re e COVID-19 ka kapluar edhe ligat më të madha evropiane, ku më të prekurat janë Premier League dhe Serie A./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme