Google ADS

Lionel Messi nis rikuperimin nga lëndimi në pulpë

11:12 | 9 Gusht 2019
Arbresh Info

Lionel Messi ka nisur rikuperimin nga lëndimi në pulpë ndërkohë që ylli i Barcelonës synon të jetë i gatshëm qysh nga fillimi i sezonit në La Liga më 16 gusht.

Barcelona ka postuar një video në Instagram ku argjentinasi shihet duke testuar pulpin e këmbës me anë të disa makinave të ushtrime, transmeton portali arbresh.info.

https://www.instagram.com/p/B06dYyMn7LK/?utm_source=ig_embed

Messi u rikthye të hënën në stërvitje pas pjesëmarrjes së tij në Kupë të Amerikës gjatë verës, por ka pësuar një “tendosje të shkallës së parë” në këmbën e djathtë.

Lëndimi ka bërë që Messi të mungojë në udhëtimin e Barcelonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të luajtur në dy ndeshjet kundër Napolit në Miami dhe Michigan.

Mungesa e tij i ka kushtuar në formë financiare Barcelonës për shkak se ata ishin të obliguar të luajnë me Messin të paktën në disa pjesë gjatë dy ndeshjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme