Lionel Messi në Real Madrid? Klubi reagon rreth ofertës tronditëse prej 250 milionë euro

19:43 | 12 Janar 2018
Arbresh Info

Real Madridi ka goditur sërish derisa raportet nga mediat kanë zbuluar se ata kanë planifikuar një ofertë prej 250 milionë për të nënshkruar me superyllin Lionel Messi nga Barcelona.

Sipas një raporti nga mediumi gjerman ‘Spiegel‘, Real Madridi kishte menduar të shtrojë një ofertë prej 250 milionë euro për Lionel Messin në vitin 2013, transmeton portali arbresh.info. Inigo Juarez, atëherë avokat i familjes së Messit, supozohej se kishte informuar babain e lojtarit Jorgen për interesimin e shfaqur nga Madridi për të aktivizuar klauzolën e blerjes së tij.

Thuhej se Real Madridi ishte i gatshëm të paguante 23 milionë euro në vit deri më 2021 për argjentinasin ndërkohë që 1 milionë do të shkonin për babain e tij. Por, Real Madridi ka goditur duke iu përgjigjur këtyre raporteve sot (e premte).

“Kjo informatë nuk përputhet në asnjë mënyrë me realitetin, është plotësisht e pavërtetë”, thonë ata.

Sipas dy raporteve të lartpërmendura, Real Madridi shfaqi interesim vetëm disa ditë pas nënshkrimit me sulmuesin Gareth Bale nga Tottenham Hotspuri, transmeton portali arbresh.info.  Bale u bë lojtari më i shtrenjtë në botë ku largua nga klubi anglez në White Hart Lane për transferim në Bernabeu për një tarifë prej 100 milionë euro.

‘Spiegel’ dhe ‘El Mundo’ pretendojnë se një takim në një aeroplan privat ndërmjet reprezentuesve nga Real Madridi dhe Messit ishte përcaktuar dhe se presidenti Florentino Perez do të ishte prezent.

‘El Mundo’ pretendon që Real Madridi ka ndjekur në mënyrë aktive tri herë Messin gjatë karrierës së tij dhe përpjekja e tyre e fundit ndodhi në vitin e kaluar.

Messi është lojtari kryesor i Barcelonës dhe kapiteni i klubit dhe së fundmi ai ka nënshkruar kontratë të re në Camp Nou. Klubi i ka vendosur një klauzolë të lëshimit prej 700 milionë euro për t’iu shmangur interesimit nga klubet e tjera./arbresh.info/

Të ngjashme