Lionel Messi në histori me dy rekorde

23:35 | 24 Shkurt 2018
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka shkruar historinë në fitoren 6 me 1 të gjigantit katalunas ndaj Gironas sonte (e shtunë).

Barcelona mori një tjetër hap drejtë titullit në La Liga pas fitores së thellë të siguruar këtë mbrëmje ndaj Gironas, transmeton portali arbresh.info. Skuadra e Ernesto Valverdes pësoi një gol tronditës para se Messi të shënonte dy herë, Luis Suarez hat-trick dhe Philippe Coutinho një supergol.

Por, në veçanti për Lionel Messin, kjo ditë ka qenë mjaftë e rëndësishme pas asaj që i ka dhuruar tifozëve.
Sulmuesi argjentinas shkroi historinë kundër Gironas që u bë skuadra e 36-të që ka pranuar gol nga mjeshtri dhe superylli Lionel Messi. 30-vjeçari tani ka shënuar ndaj skuadrave të ndryshme më shumë se çdo lojtarë tjetër në histori të La Ligas, duke kaluar edhe Raul Gonzalezin dhe Aritz Adurizin (35).

Rivali i Lionel Messit në La Liga, Cristiano Ronaldo ka shënuar kundër 33 skuadrave të ndryshme spanjolle gjatë nëntë viteve të tij në kryqyetet.

Por, Messi ka thyer edhe një tjetër rekord në ndeshjen e sotme në Camp Nou. Sulmuesi krijoi një asistim në golin e parë të Luis Suarezit kundër Gironas.

Kjo do të thotë që ai tani është lojtari me më së shumti asistime në histori të La Ligas, gjithsej 148./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme