Google ADS

Lionel Messi në dispozicion për El Clasico, mungon Dembele

21:33 | 5 Shkurt 2019
Arbresh Info

Lionel Messi është përfshirë në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen kundër Real Madridit, por tifozët janë befasuar me mungesën e Ousmane Dembeles.

Barcelona do të luaj në Camp Nou kundër Real Madridit ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit mbrëmjen e nesërme, transmeton portali arbresh.info.

Pas zhvillimeve të fundit, Lionel Messi mund të themi se është i gatshëm për të luajtur në këtë ndeshje edhe pse mori një lëndim të vogël në kofshën e këmbës së djathtë gjatë barazimit 2 me 2 të shtunës kundër Valencias duke e detyruar atë të largohet nga fusha.

Por, Barcelona ka publikuar listën e skuadrës së tyre për ndeshjen e ardhshme dhe Messi është përfshirë pavarësisht frikës se nuk do të jetë i gatshëm për rikthim.

Megjithatë, Dembele nuk do të jetë pjesë e kësaj ndeshje.

Francezi ka arritur të rikthehet plotësisht në stërvitje pavarësisht lëndimit të marrë në ndeshjen kundër Leganes, por tani thuhet se është duke pasur probleme me bajame.

Bazuar në një raport nga AS, Dembele është paraparë të rikthehet të hënën por atij i është dhëna antibiotik dhe i është thënë të pushojë./arbresh.info/

Skuadra e plotë e Barçës në dispozicion për El Clasico

Të ngjashme