Lionel Messi në detyrë, e do ish yllin e Realit në Barcelonë

09:19 | 31 Gusht 2017
Arbresh Info

Leo Messi është duke punuar shumë për të sjell sot (e enjte) në Barcelonë shokun e tij të ngushtë, Angel di Marian.

Barcelona ka shtruar këtë javë dy oferta, 25 milionë dhe 30 milionë euro, për anësorin e PSG-së, i cili dëshiron të realizohet ky transferim, transmeton portali arbresh.info.

Paris Saint Germain dëshiron të shes futbollistin, por kërkon nga Barcelona të përmirësojë ofertën e tyre të fundit.

Di Maria dëshiron t'i bashkohet Lionel Messit në Camp Nou
Di Maria dëshiron t’i bashkohet Lionel Messit në Camp Nou

‘Diario Gol’ raporton që Messi është gjithashtu duke punuar për të sjell Di Marian në Barcelonë dhe tashmë ka identifikuar shtëpitë në dispozicion që bashkëlojtari i tij argjentinas mund të konsiderojë.

Messi i ka thënë Di Marias t’i bashkohet atij në Castelldefels, ku qëndron Luis Suarez gjithashtu.

Barcelona do të përpiqet të sigurojë këtë mëngjes një marrëveshje me ish futbollistin e Real Madridit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme