Barcelona është përballur me disa zhvillime aspak të mira për shkak se lojtari kryesor Lionel Messi do të mungoj në pesë ndeshjet e ardhshme për skuadrën spanjolle pas një marrëveshje me Ernesto Valverden.
Sipas gazetës spanjolle ‘Diario Gol’, reprezentuesi argjentinas ka arritur një marrëveshje me trajnerin e Barcelonës, i cili deklaron që lojtari do të jetë jashtë fushës në pesë ndeshjet e ardhshme në ligë si mysafirë, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta e lartpërmendur shton që Valverde dëshiron të fitoj tri ndeshjet e ardhshme të skuadrës së tij, megjithatë pas kësaj, Messi do të mungoj kundër Malagas, Sevillas, Celta Vigos, Deportivos dhe Levantes.
Mungesa e Messit në këto pesë ndeshje sigurisht se do të dëmtojë Barcelonën pasi sulmuesi ka shfaqur këtë sezon se është vërtetë në gjendje për të bërë gjithçka në fushë,
Deri tani këtë sezon, superylli argjentinas ka qenë në formë të shkëlqyer dhe ka shënuar në përgjithësi 28 gola dhe ka krijuar 15 asistime brenda 38 paraqitjeve për “Blugranët”./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...