Lionel Messi ka fituar çmimin nga UEFA për “Golin e Sezonit” me anë të goditjes së lirë tronditëse kundër Liverpoolit.
Tifozët kanë votuar golin nga gjuajtja e lirë të Lionel Messit kundër Liverpoolit si “Golin e Sezonit” për edicionin 2018/29, shkruan portali arbresh.info.
Kjo u realizua në fitoren 3 me 0 ndaj Liverpoolit sezonin e kaluar në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së UEFA Ligës së Kampionëve.
https://twitter.com/ChampionsLeague/status/1159795788312174593
Ky ishte goli i 600-të dhe i dyti atë mbrëmje për sulmuesin argjentinas te Barcelona.
Ai ka mposhtur në këtë garë edhe superyllin Cristiano Ronaldo, i cili ishte duke garuar për këtë çmim me anë të golit volle kundër ish skuadrës së tij – Manchester United.
Kjo është hera e tretë që Messi siguron këtë çmim.
Ai ishte fitues i çmimit Goli i Sezonit në edicionin 2014/15 dhe 2015/16./arbresh.info/
https://twitter.com/goal/status/1159794264232140801
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media