Google ADS

Lionel Messi mesazh emocionues legjendës Ronaldinho pas pensionimit

13:13 | 18 Janar 2018
Arbresh Info

Lionel Messi ka postuar një mesazh të përzemërt për ish bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Ronaldinhon, pas pensionimit të tij.

Vëllai dhe agjenti i Ronaldinhos, Roberto Assis, zbuloi të martën se fituesi i Kampionatit Botëror me Brazilin është pensionuar, transmeton portali arbresh.info. Ai nuk ka luajtur për ndonjë skuadër profesionale që nga vitin 2015 kur barte fanellën e Fluminenses.

Një numër i madh yjesh në botën e futbollit i kanë dërguar mesazhe 37-vjeçarit pasi legjenda e Brazilit vendosi të lë pas atletet. Njëri nga emrat e mëdhenj ishte edhe ish bashkëlojtari i Ronaldinhos, Lionel Messi.

Sulmuesi argjentinas ka postuar një foto me të ku shihen duke qëndruar së bashku në fushën e Barcelonës

“Ashtu siç e kam thënë gjithmonë, kam mësuar shumë nga ti. Do të jem gjithmonë mirënjohës për ty, për mënyrën e lehtë që ishte për ty që të bëni gjithçka për mua kur unë erdha në dhomën e zhveshjes”, shkroi ai, transmeton portali arbresh.info.

“Isha me fat që kam ndarë shumë gjëra me ju dhe jam shumë i lumtur sepse përveç një fenomeni me topin, ju jeni edhe një person i mrekullueshëm dhe kjo është gjëja me e rëndësishme”

“Edhe pse ke vendosur të largohesh, futbolli nuk do të harrojë asnjëherë buzëqeshjen tuaj. Gjithë të mirat, Ronnie”

Dyshja kanë luajtur së bashku në Camp Nou për katër vite para se Ronaldinho të largohej për transferim në AC Milan./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BeDqqvgntKn/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme