Google ADS

Lionel Messi mendon për një “fillim të ri” në Manchester City

08:22 | 13 Tetor 2017
Arbresh Info

Superylli mund të largohet nga Camp Nou falas verën e ardhshme dhe drejtorët në Etihad besojnë se ai mund të jetë i hapur për një kapitull të ri në Manchester.

Lionel Messi është duke menduar me seriozitet një “fillim të ri” në Manchester City verën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info. Ylli i Barcelonës i tregoi bashkëlojtarëve të tij në Argjentinë gjatë detyrës me skuadrën kombëtare rreth të ardhmes së tij.

Messi mund të detyrohet të nënshkruaj kontratë të re te klubi në Camp Nou ose të filloj një kapitull të ri në karrierën e tij në Manchester.

Negociatat me Barcelonën kanë nisur që 18 muaj, por marrëveshja vazhdon të mbetet ende e panënshkruar. Zyrtarët në City janë takuar me reprezentuesit e Messit disa herë duke bërë të qartë se e duan atë në klub.

30-vjeçari do të mbetet pa kontratë te Barcelona verën e ardhshme me mund të nënshkruaj për Manchester Cityn në janar ose t’i bashkohet atyre falas në muajin korrik.

City mësohet se ka ofruar lojtarit një marrëveshje pesë vjeçare që i siguron atij 500 mijë funta në javë.

Messi iu ka thënë shokëve të tij se nuk është i bindur nga planet afatgjate të Barcelonës pas largimit të Neymarit dhe emërimit të Ernesto Valverdes si trajner.

Trazirat politike në Kataloni që janë ndjekur nga referendumi i fundit jo zyrtar kanë detyruar gjithashtu Messin të mendoj lëvizjen e tij të ardhshme në karrierën e tij. Mësohet poashtu se Messi nuk ndihet rehat pas këshillave për të mbështetur pavarësinë e Katalonisë edhe pse nuk është një qytetar spanjoll./arbresh.info/

Të ngjashme