Sipas raporteve në Spanjë, Lionel Messi do t’i jap fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij duke nënshkruar kontratë të re te Barcelona.
30-vjeçari ka vetëm edhe një vit të mbetur në marrëveshjen aktuale dhe mund të largohet nga Camp Nou falas vitin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info. Por, Messi ka rënë dakord për të vazhduar kontratën te gjiganti katalunas për edhe tri viteve, përfshirë opsionin për të vazhduar edhe për një vit.
Klauzola e lëshimit të Lionel Messit do të jetë 300 milionë euro.
Messi aktualisht është në muajin e mjaltit pas martesës me Antonella Roccuzzon të premten e kaluar, por ai do të nënshkruaj kontratë të re kur të rikthehet javën e ardhshme për stërvitje para fillimit të ndeshjeve para sezonale.
Manchester City ka eksploruar mundësitë për të nënshkruar me sulmuesin, i cili mund t’i bashkohet ish trajnerit Pep Guardiola. Megjithatë, drejtori ekzekutiv Ferran Soriano ka pranuar që përpjekjet e tij për të siguruar transferimin e reprezentuesit argjentinas ishin të kota.
Kur është pyetur rreth mundësisë së transferimit të Lionel Messit, Soriano është përgjigjur thjeshtë: “Jo, nuk mendoj se është e mundur”./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...